Shkarkohen edhe dy drejtorë të Telekomit, njëri ishte i LDK-së

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i Telekomit ka shkarkuar edhe dy drejtorë.

Njëri nga ta është Teki Shala.

Shala ishte emëruar më 6 mars nga Qeveria e Kosovës si drejtor i Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Ai ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës nga radhët e LDK-së.

Ndërsa, e shkarkuara e dytë nga pozita e drejtores, e cila ishte emëruar në bordin e përkohshëm është Luljeta Elezi, raporton Infokusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme