Shkarkohen tre anëtarë të Bordit të “Infrakosit”

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për shkarkimin e tre anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes publike “Infrakos”.

Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhita janë tre emrat e propozuar për shkarkim.

“Bordi i ‘Infarkos’ ka ngecur në realizimin e objektivave afariste. Anëtarët e Bordit kanë bërë shkelje të detyrave fidusiare, duke mos adresuar me efikasitetin e duhur një mori problemesh që përballet kjo ndërmarrje”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka propozuar që të emërohet një Bord i përkohshëm që përbëhet nga Dukagjin Kastrati kryesues, Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hondozi anëtarë.

Të ngjashme