Shoqata e Bankave kërkon miratimin e Projektligjit për identifikimin elektronik

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Bankave të Kosovës si avokuese primare për krijimin e një sektori sa më të përshtatshëm për operimin e bankave në Kosovë kërkon nga Parlamenti që të miratojë sa më parë Projektligjin për #identifikimin #elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.

Dixhitalizimi i shërbimeve kontribuon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale, andaj krijimi i një mjedisi të përshtatshëm që ofron sigurinë e transaksioneve elektronike është një domosdoshmëri për zhvillimin e ekonomisë dixhitale.

Industria bankare duke ndjekur dhe ofruar praktikat më të mira ndërkombëtare të të bërit biznes konsideron se, njëjtë sikurse kompanitë në vendet e BE-së, është e gatshme dhe do të duhej të fillojë me aplikimin e identifikimit elektronik, duke zbatuar praktikat e BE-së.

Miratimi i kornizës së re ligjore të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara në transaksionet elektronike do të jetë ndihmë e madhe juridike ndaj bizneseve, konsumatorëve dhe shoqërisë duke eliminuar barrierat e mëparshme për zbatim konkret. Duke pasur parasysh nevojën që ky projektligj të aprovohet sa më shpejtë, kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti që të shtyjë përpara këtë proces dhe ta vendos në agjendë për aprovimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme