Shoqata e Bankave të Kosovës organizon forumin e Sigurisë Kibernetike e Bankare

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Bankave të Kosovës, ka organizuar forumin e Sigurisë Kibernetike e Bankare.Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.

Me këtë forum Shoqata e Bankave të Kosovës, ka ofruar një platform për t’I trajtuar sfidat duke diskutuar mbi sigurinë kibernetike.

Njoftimi I plotë:

Shoqata e Bankave të Kosovës  organizoi forumin e #SigurisëKibernetike #Bankare

Çdo vit në tetor, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) mbledh ekspertë nga bankat, rregullatorët, autoritetet e sigurisë dhe industria e sigurisë dhe teknologjisë informatike për të diskutuar tendencat, ndryshimet e shpejta dhe sfidat kibernetike, veçanërisht në industrinë bankare.

Një qasje konsistente dhe gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë kibernetike  është thelbësore për luftimin e sulmeve kibernetike dhe rritjen e ndërgjegjësimit tek të gjithë.

Me këtë forum, Shoqata e Bankave të Kosovës ofroi një platformë të vetme për t’i trajtuar sfidat, shkëmbyer praktikat më të mira dhe diskutuar qasjen ndaj sigurisë kibernetike.

I ftuar në sesionin e parë të forumit në lidhje direkte ishte Jean Hubert Antoine nga House of Training, mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut, i cili prezantoi kërcënimet dhe sulmet aktuale në sektorin bankar dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Sesioni i dytë i forumit vazhdoi me diskutimin e panelit, ku kryesues ishte Besim Karaxha, Kryetar i Komitetit të Sigurisë në SHBK dhe Udhëheqës i Departamentit të Shërbimeve të Brendshme në ProCredit Bank, Elvin Mala – Mbikëqyrës i Lartë Bankar i Sistemeve të Informacionit, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Visar Pacolli, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, Gani Zogaj – Agjencia e Shërbimit Informativ, Vullnet Shkodra – Zëvendës Kryetar i Komitetit të Sigurisë në SHBK & Menaxher për Siguri të Informacionit dhe Vazhdimësi të Biznesit në Bankën Ekonomike, Agim Ahmeti – Anëtar Komitetit të Sigurisë në SHBK dhe Specialist i lartë për sigurinë e informacionit.

Të ngjashme