Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës thotë se produktet në treg s’do të mungojnë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK), përmes një njoftimi për media thotë se duke parë situatën aktuale pas rasteve të para me koronavirus, dhe thirrjes për të mos bërë panik, njofton se sa i përket qumështit në vend ka sasi të mjaftueshme.

“Edhe në këto rrethana të krijuara nga pandemia e koronavirusit, është duke bërë përpjekje maksimale që grumbullimi dhe përpunimi i qumështit të vazhdoj si rëndom. Duke marrë parasysh se në disa regjione, grumbullimi i qumështit po hasë në vështirësi të ndryshme, prapë se prapë ne do ta bëjmë të pamundurën që të gjitha aktivitetet tona t’i realizojmë normalisht. Po ashtu, fermerët nuk kanë arsye për shqetësim, lidhur me shitjen e qumështit të tyre”, thuhet në kumtesën për media.

Prandaj, thotë SHIQK se “garanton se produktet e qumështit në treg, janë të sigurta dhe iu garantojmë se cilësia dhe sasia e produkteve nuk do të mungojë”.

Të ngjashme