Shoqata e Mullisëve: S’ka nevojë për shqetësim, kemi mjaftueshëm grurë dhe miell

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 11:59 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullisëve të Kosovë ka thënë se nuk ka vend për shqetësime pasi furnizimi i brendshëm me grurë dhe miell në vend është stabil.

Zejnullahu, mes tjerash, tha se janë kundër abuzimeve me çmime dhe se duhet të ketë rënie të çmimeve për shkak të stabilitetit, raporton Ekonomia Online.

“Jemi të angazhuar dhe duke vështruar situatën, jemi edhe kompetent duke marr parasysh situatën aktuale globale me furnizime esenciale që të të kemi një furnizim stabil për tregun e brendshëm. I falënderojmë edhe fermerët tanë që kanë bërë një punë të palodhshme.”

“Ne si shoqatë, jemi te angazhuar që të ketë edhe furnizime edhe stabilitet duke e ditur situatën e muajit shkurt dhe mars arritëm ta vërtetojmë se e kemi nën kontroll dhe se kemi stoqe të mjaftueshme. Mendoj se do të vazhdojmë njësoj edhe këtë vit”, u shpreh ai.

Tutje, Zejnullahu tha se nuk është nevoja që të ketë shqetësime.

“Jemi kundër abuzimeve të çmimeve nga kushdo qoftë dhe të mos shfrytëzohet situata aktuale që të ngrisin çmimet pa nevojë. Nuk ka nevojë për shqetësime pasi ka furnizime por as për ngritje të çmimeve”, tha ai.

Mes tjerash ai u pyet edhe se nga cilat tregje Kosova planifikon të importojë grurë.

Ai tha se Kosova gjithmonë ka përmbushur nevojat e veta 50 deri në 60 për qind, pjesën tjetër nga importi regjional e se importet nga Rusia dhe Ukraina nuk kanë qenë kurrë cak.

“Kosova gjithmonë ka plotësuar nevojat e veta të brendshme 50 deri në 60 për qind kurse pjesa tjetër është plotësuar nga importi regjional duke mos e pasur kurrë tregun e Ukrainës apo Rusisë së cak të vetin për importe. Në regjionin tonë duke marrë parasysh Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bullgarinë dhe nga Kroacia janë siguruar gjithmonë mangësitë që kanë qenë të nevojshme për tregun e brendshme”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:

Të ngjashme