Shoqata e naftarëve kërkon që të ndalohet importi i derivateve të naftës dhe gazit nga Serbia

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se e mbështet masën për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kjo shoqatë ka kërkuar që këtij vendimi t’i shtohet edhe ndalimi i importit të derivative të naftës dhe gazit nga Serbia.

Komunikata e plotë:

“Kjo komunikatë lëshohet nga Shoqata e ndërmarrjeve që mirën me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, në lidhje me masat e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Sa i përket mallrave të Republikës së Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës, ne si shoqatë mbështesim masat e marra për taksën 100% te cilat u janë vënë mallrave këtyre dy shteteve. Shoqata e ndërmarrjeve që mirren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, solidarizohet me këto masa dhe garanton se nuk do të importojë asnjë litër derivate të naftës nga Serbia e as nga Bosnja e Hercegovina. Vlersojmë lartë masat e marra nga Qeveria dhe i mbeshtesim ato.

Kërkojmë që këtij vendimi ti shtohet edhe ndalimi i importit të derivative të naftës, gazit nga Serbia”.

Të ngjashme