Shoqata e Transportit Rrugor fillon përgatitjet për sezonin veror

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka zhvilluar takim me Policinë e Kosovë, Drejtorinë e Transportit Rrugor të MMPH-së, për përgatitjet e sezonit veror në transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj.

“Sot po mbahet takimi i Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve. Falënderoj Policinë e Kosovës, Kapitenin z. Skënder Sadiku me ekip, Drejtorin e Transportit Rrugor të MMPHI Xhem Veseli, Drejtorin e Departamentit të Inspektoratit të MMPHI Çerkin Dukolli. Në takim u diskutua përgatitjet për sezonin verore në transportin rrugor të udhëtarëve me autobusë”, ka njoftuar Kurtishaj në Facebook.

Të ngjashme