Shpëtimi i ekonomisë kosovare, hyrja në borxhe ndërkombëtare

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 08:18 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rimëkëmbja ekonomike pas përfundimit të pandemisë së shkaktuar nga Coronavirusi, do të jetë sfidë për Kosovën, kur merren parasysh dëmet e paraqitura në nivel lokal dhe global, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria Hoti, ka dy rrugë para vetës, dialogun dhe rimëkëmbjen ekonomike, e që sipas tij, do ta determinojë të ardhmen e kësaj qeverie.

“Mendoj që qeverinë e re dhe kryeministrin Hoti vlerësoj dy agjenda që do të përcjellin dhe në një farë mënyre do ta determinojnë të ardhmen e tij politike. Në krye të agjendës do të jenë bisedimet që ato do të përcillen me një rezistencë të madhe nga opozita”.

“Duke folur nga aspekti ekonomik, vlerësoj që edhe në këtë rast sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike. Do të ketë probleme sepse Kosova vetëm po del nga një pandemi e cila ka determinuar problemet e veta ekonomike që në këtë rast Qeveria e re e ka kohën e fundit që duhet të merren hapat meqë tash ka edhe legjitimitet”, u shpreh ai.

Ndonëse tani institucionet janë të kompletuara, Kadriaj thotë se Kosova detyrimisht duhet të hynë në borxhe ndërkombëtare, në mënyrë që ta ruaj një inflacion.

E nëse kjo nuk ndodh, ai thotë se ardhmja ekonomike në Kosovë do të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Ka edhe të drejtë të marrë edhe ndonjë kredi të butë nga jashtë nga institucionet ndërkombëtare që ta rimëkëmb ekonominë, sepse nëse vazhdojmë pa marrë ndonjë mbështetje financiare tek ne mund të rritet inflacioni që do të shpenzohet shporta e konsumit e mos të flasë për tekstil dhe do të bëhet një ndarje e madhe ndërmjet shtresave e lartë dhe ulët”.

“Duhet gjithsesi të hyjnë në borxhet ndërkombëtare për faktin që ta ruaj një inflacion pak a shumë sa më të ulët, pra nëse nuk marrim ndonjë kredi, e ardhmja ekonomike për këtë vend do të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha ai.

Edhe Gent Sejdiu, kryetar i Bordit të Drejtorëve në Institutin për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL), vlerëson se ndërhyrja e shtetit duhet të ndodhë sa më shpejt.

Teksa ka folur për këtë, Sejdiu Pako e Rimëkëmbjes duhet të bëhet në konsulta me gjitha organet tjera, raporton EO.

“Është shumë me rëndësi që nëse nuk veprojmë brenda këtij muaji sa më shpejtë me pakot që i kanë planifikuar, atëherë kriza veçse do të rritet. Duke pasur parasysh që pandemia ende është aktive dhe nëse s’kemi marrë mësim nga pasojat që kanë qenë gjatë këtyre muajve, unë mendoj se do të rrënohet shumë më shumë për bizneset dhe për personat individ. Pakoja duhet të jetë sa më e shpejtë, me konsulta e me të gjitha organet tjera”, tha ai.

“Qasja duhet të shikohen sa më shumë bizneset. Fokusi duhet të jetë tek bizneset, sidomos sektori i patundshmërisë, i Horecës të cilët kanë pasur ndikime më të mëdha”.

“Prapë brenga e tyre do të jetë që shitjet nuk po shkojnë ashtu siç duhet, te puna investime prapë kanë rezerva që të fillojnë dhe prapë është një pasiguri. Nëse nuk veprohet në këto muaj, kolapsi do të jetë bajagi i madh”, ka thënë Sejdiu për EO.

Të ngjashme