Shqipëria gati të pres turistët nga Kosova, kërkohet heqja e barrierave

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 11:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve është takuar me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu dhe përfaqësues nga bizneset turistike të Lezhës. Në takimi ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhozi, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve të Ruzhdi Kurtishaj, tha se në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave.

“Ne sot i mirëpresim vëllezërit tanë që të bashkëpunojmë më tutje rreth turizmit. Qëllimi kryesor do të jetë eliminimi i barrierave. Bashkësia e Lezësh ka bërë një promovim këtu në Odën Ekonomike të Kosovës”.

Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës, tha se kjo temë është interes dy palësh, prandaj sipas tij, janë të gatshëm që të presin turistët nga Kosova.

“Fakti që jemi këtu është për të folur për Lezhën, Shëngjinin. 70% e klientëve të Lezhës janë nga Kosova”.

Ai foli edhe për cilësinë e turizmit, ku sipas tij, pandemia ka ndikuar në punë e bizneseve.

“Pandemia na ka krijuar një ngadalësim të punës tonë, por ne po shpejtojmë bashkë me operatorët dhe hoteleritë”.

Sipas tij, Lezha ofron një dinamikë të qasjesh sa i përket turizmit.

“Sot Lezha është atraksioni numër një dhe ka tërheqë vëmendjen e shumë turistëve të huaj. Lezha është një histori që duhet eksploruar”.

Ambasador i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast tha se edhe këtë vit do shikohet mundësia e punësimit të të rinjve nga Kosova në Shqipëri.

Sipas tij, investitorët e Kosovës janë prezent edhe në Shëngjin dhe punojnë pa asnjë dallim, raporton EO.

“Shëngjini jo vetëm ofron detin por edhe punësimin e të rinjve nga Kosova”.

Të ngjashme