Shqiptarët vazhdojnë t’i shesin pronat e tyre në veri

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 10:09 | Nga

Pa asnjë mbështetje nga institucionet e shtetit të Kosovës shqiptarët e veriut të Mitrovicës kanë vazhduar t’i shesin pronat e tyre.

Nga rreth 500 banesa të uzurpuara kanë mbetur pa u shitur edhe rreth 250 sosh, ndonëse zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, siguron se mbahen të uzurpuara edhe 430 banesa. Mujka: 20 banesa të shqiptarëve në veri janë rregulluar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kthimi i shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës në banesat dhe në shtëpitë e tyre të uzurpuara po realizohet me vështirësi të mëdha, ndonëse në kohë të fundit një organizatë e huaj ka financuar rregullimin e 20 banesave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës për të krijuar kushte për kthim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme