Shtimi i skemave pensionale ad-hoc rrezikon stabilitetin financiar dhe paralajmëron trazira sociale

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Shtimi i grupeve dhe kategorive ad-hoc në skemat pensionale dhe sociale, pa marrë parasysh ndikimin ose nevojat aktuale të mirëqenies së tyre, ka rrezikuar qëndrueshmërinë financiare dhe ka stimuluar mospjesëmarrjen në treg të punës.

Tendenca për shtimin e skemave të reja sociale dhe pamundësia buxhetore për t’i mbuluar ato mund ta çojnë vendin drejt trazirave sociale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto konstatime kanë dalë nga draft-koncept-dokumenti për “Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve nga Sigurimi Social”, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilën thuhet se mbi 22 kategoritë sociale sa marrin aktualisht pensione nga buxheti i shtetit, si dhe dhjetëra kërkesa të reja për përfshirje në sistemin pensional, rëndojnë edhe më tej barrën buxhetore të shtetit.

Në këtë koncept-dokument parashihet të bëhet një ridizajnim i shtyllave aktuale të sistemit pensional dhe të politikave të mirëqenies sociale, si dhe një ndryshim në modelin e financimit të pagesave të përfitimeve dhe pensioneve në kuadër të sistemit të mbrojtjes sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme