Shtrenjtimi i energjisë i papërballueshëm për sektorin privat, paralajmërohet rritja e mëtejme e çmimeve

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 09:14 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shtrenjtimi i rrymës qind për qind do të jetë i papërballueshëm sidomos për punëtorët e sektorit privat, teksa me këtë do të afektojë edhe në shtrenjtimin e produkteve ushqimore ose prodhimeve të tjera në treg, raporton Ekonomia Online.

Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, thonë se kategoria e punëtorëve nuk mund ta përballojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ndërsa nga opozita fajtorë e bënë shefin e Qeverisë, teksa shprehen se kryeministri Kurti po vepron me arrogancë për shkak të numrave që i ka në Kuvend.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se kjo shtresë mund të përfundojë edhe në burg, pas sipas tij ata nuk do të kenë mundësi t’i paguajnë faturat me këtë rritje.

Ai thotë se kjo kategori do të detyrohet të kyçen ilegalisht në rrjetin elektrik.

“Ne gjendjen që kemi pasur ta flasim para 4-5 muaj, kemi pasur gjendjen tepër tepër të rëndë. Mu po më shkon mendja atje që ekzistojnë dy mundësi, mundësia e parë që punëtorët e sektorit privat një pjesë bukur të mirë duhet tu ndërpritet rryma sepse nuk kanë mundësi që ta bëjnë këtë pagesë me një pagë 270 euro, nuk ka mundësi me bë. Dhe pjesa e dytë le të përgatiten gjyqet që së paku në një far forme të marrin vendime për me i dërgu në burg këta njerëz sepse jo që nuk dëshirojnë por nuk kanë mundësi dhe e vetmja mundësi është ta shkyçësh nga rrjeti dhe ta dërgosh në burg, tjetër mundësi nuk kemi”, u shpreh ai.

“Shpesh herë shteti t’i krijon vetvetiu kushtet që të bësh veprime të pahijshme. Veprime jo të mira, kështu që neve na imponohet ose të kyçemi ilegalisht ose njëfarë forme ë vijnë deri tek kacafytja në mes të atyre që i kërkojnë mjetet edhe këtyre. Nuk është që nuk dëshiron, nuk ka mundësi sepse njerëzit, po them edhe ata të varfrit, pjesa dërmuese që jetojnë edhe nëpër qytete ata nuk mund të ngrohen as me thënë gjithë  as me dru, duhet me u ngroh me rrymë. Ai ose duhet me lënë fëmijën e vet mu mërdhi ose duhet ta bëjë një zgjidhje tjetër, e zgjidhja tjetër njëfarë forme nuk po na pëlqen por megjithatë do të vijë deri tek ajo”, thotë ai.

Ndërkaq deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, thotë për Ekonomia Online, se me këtë shtrenjtim të rrymës, qytetarët e vendit do të kenë humbje të madhe. Ai thotë se Kosova ka edhe prodhime vendore që me rastin e rritjes së çmimeve të rrymës do të ketë edhe rritje më të mëdha të produkteve ushqimore ose prodhimeve tjera në treg.

“Ne në asnjë moment nuk kemi diskutuar për rrymën dhe nëse një pikë nuk mundet të kapet Kryeministi Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është pikërisht tek pjesa e rrymës sepse ka qenë stabil dhe është rregulluar kohët e fundit dhe që nga 2013 në përgjithësi ka pasur përmirësime pjesa e rrymës dhe në këtë drejtim besoj humbja më e madhe është e Albin Kurtit si lider popullist që njihet që gjithmonë ka fol shumë dhe po shihet që këtë e ka pasur vetëm sa për të marr pozitën e kryeministrit. Në këtë drejtim humbjen më të madhe do të kenë qytetarët e Republikës së Kosovës pastaj në aspektin financiar. Jo vetëm ato por do të kenë edhe pastaj sektorët lidhen kronologjiksht edhe pjesa e rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme sepse Kemi prodhime vendore që me rastin e rritjes së çmimeve të rrymës do të ketë edhe rritje më të mëdha të produkteve ushqimore ose prodhimeve tjera që janë në tregun e Kosovës”

Deputeti Lushtaku tutje u shpreh se janë munduar që t’i japin informata të hollësishme qytetarëve të Kosovës që ta shohin se si qeveria Kurti po vepron padrejtësisht duke i rritur çmimet që sipas tij për shkak të keqmenaxhimit.

“Unë besoj, pavarësisht krizës globale çfarë është në botë edhe për pjesën e pandemisë edhe për pjesën e energjisë elektrike, me një menaxhim më të mirë të KEK-ut që e kish bë nuk kishin me qenë këto dëme dhe besoj që nuk ish harxhua edhe nuk ish shtrenjtuar kaq shumë rryma. Për neve më e rëndësishme është që qytetari i Republikës së Kosovës të vendos vetë për kritikat për protestat dhe ne sigurisht që do të jemi në mbështetje sepse ne e dimë që kjo qeveri është arrogante edhe për shkak të mbështetjes së madhe që ka pasur në këto zgjedhjet e fundit mbi 50.28 për qind dhe këtë arrogancë  e ka krijuar me mbështetjen e qytetarëve. Prandaj ne në fjalimet tona e përmendim durim për ata që nuk e kanë votuar por përgëzime për ata që e kanë votuar, përgëzime që është shtrenjtuar rryma, produktet ushqimore, produktet ndërtimore, produktet elementare, nafta…”, u shpreh Lushtaku.

Të ngjashme