Shtyhet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 11:55 | Nga

Në mungesë të kuorumit është shtyrë mbledhja e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik. Tregti dhe Industri.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit, munguan deputetët Raif Qela dhe Fatmir Rexhepi.

Ky Komision në rend dite kishte shqyrtimin e vendimit të Qeverisë, me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e Kompanisë “Envidity Energy Kosova LlC”.

Gjithashtu Komisioni ka pasur në shqyrtim edhe vendimin tjetër të Qeverisë, me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e kompanisë “Sharr Cem” dhe “Titan America”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme