Si të dilni mirë në një intervistë pune përmes Skype?

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Për të fituar kohë në fazat e fillimit, disa punëdhënës i vlerësojnë kandidatët nëpërmjet Skype-it, përpara se t’i thërrasin ata në zyrë.

Nuk ka asnjë gjë të çuditshme rreth kësaj, thjesht fitohet kohë, ulet kosto dhe është një mënyrë për t`ju dëgjuar përpara një interviste më formale ballë për ballë.

Si gjithmonë, çelësi është që ju duhet të pregatiteni për këtë siç bëni në çdo intervistë tjetër pune, të keni të qartë arritjet tuaja, qëllimet, pikat e forta dhe arsyet  pse jeni duke aplikuar për këtë punë etj.

Si të bëheni gati

Nëse ju nuk keni bërë ndonjëherë intervistë në Skype, kërkoni t`ju ndihmojë ndonjë mik ose i afërm që keni.

Kërkojini njërit prej tyre të flasë me ju në Skype dhe t`ju bëjë pyetje interviste kështu ju mund të praktikoni përgjigjet dhe të merrni “feedback” për to.

Mundohuni të zbuloni emrat e njerëzve me të cilët do të flisni, pozicionin e  tyre në punë dhe çdo informacion tjetër që mundeni. Listoni çdo pyetje që keni ose shënime që mund të keni. Gjatë intervistës mund të bëheni nervoz dhe këto do ju ndihmojnë nëse ju kërkohet të thoni diçka.

Gjithmonë duhet të keni  përpara CV-në tuaj, letrën e motivimit dhe ndonjë material tjetër ndihmës. Në qoftë se i kërkoni ato kur intervistuesi të jetë në linjë dhe t`ju pyesë, do të shpërqëndroheni dhe nuk do të kuptoni çfarë ai është duke thënë.

Qëndroni të fokusuar

E folura në Skype nuk është e natyrshme  te të gjithë, shumë nga ne mund ta kenë përdorur Skype-in vetëm për të folur me miqtë, po jo për biznes. Përpiquni të flisni qartë dhe jo të dukeni shumë llafazan.

Rekrutuesi mund ta kuptojnë nëse ju jeni duke i dëgjuar ata me vëmendje kështu është më mirë të shkoni diku ku mund të përqëndroheni. Njoftoni miqtë dhe familjarët mos t`ju shqetësojnë gjatë asaj kohe.

Është një ide e mirë të vishni rrobat e punës dhe të imagjinoni sikur jeni ulur përball dikujt, kjo do ju ndihmojë më shumë se sa të jeni ulur në kolltuk me tutat e shtëpisë.

Niqni këto hapa dhe rekrutuesit do ti jepet pikërisht ajo që kërkon duke ju dhënë mundësinë e një interviste të dytë në zyrën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme