Sindikalistët kërkojnë nga Qeveria dhe deputetët ta shpëtojnë Telekomin

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para  objektit të Qeverisë së Kosovës, ka filluar protesta e punëtorëve të  Postës dhe Telekomit të Kosovës, e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), raporton Ekonomia Online.

Kjo protestë vije si kundërshtim i vendimit lidhur me situatën e krijuar në Telekom, pas padisë që i është bërë këtij institucioni nga kompania Devolli.

Lamih Balaj, kryetari i Sindikatës, ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, që tu ndalin në ndihmë dhe ta shpëtojnë kompaninë

“Të nderuar deputetë duhet të bëheni bashkë që të mbroni Telekomin e Kosovës. Sot u janë mbyllur dyert 3500 punëtorëve”.

“Sot një person në mënyrë jo ligjore ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë e Telekomit. Ne jemi këtu për të mbrojtur kompaninë tonë, familjet tona”, është shprehur ai, raporton EO.

Ai ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria që të marrin përgjegjësinë  lidhur më situatën në Telekom.

Të ngjashme