Sindikata e “Elektrokosovës” i jep afat menaxhmentit të KEDS-it deri më 28 shtator

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 20:20 | Nga

Këshilli Grevist i Federatës së Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” pas mbajtjes së grevës njëditëshe dhe takimeve intensive gjatë këtyre ditëve, sot ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar gjendjen rreth zhvillimeve të fundit për realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne si Këshill Grevist, informojmë opinionin e mbarë publik dhe punëtorët tonë, që ky proces, është duke rrjedhur me hapa të ngadalshëm dhe premtimet apo ofertat e deritashme nuk janë të mjaftueshme dhe si të tilla nuk arsyetojnë as për së afërmi kërkesën ose qëllimin tonë”, thuhet në një komunikatë të sindikalistëve.

“Ne edhe njëherë iu bëjmë thirrje menaxhmentit të KEDS-it dhe institucioneve tjera të përfshira në këtë proces, që të gjejnë mundësit, që të realizojnë kërkesat e drejta e të arsyeshme të punëtorëve dhe do të mirëkuptojmë e të presim për një afat shtesë për një marrëveshje të mundshme deri me 27 Shtator 2018”.

“Në të kundërtën, në rast se nuk do të kemi një marrveshje të till deri në këtë kohë, ne me 28 Shtator 2018 fillojmë me Grevën e përgjithëshme pasi që kemi pritur mjaftë dhe bukur gjatë, dhe nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi për çdo eventualitet apo veprim jashtë ligjor të punëtorëve sepse është e pa mundur të kemi nën kontroll veprimin e secilit punëtorë që punon në qytete të ndryshme apo vendet e tyre të punës, kështu që egziston rreziku i bazuar që mund të shkojmë drejtë Kolapsit Elektroenergjetik”.

“Mbesim me shpresë, që menaxhmenti i KEDS-it dhe institucionet tona relevante do të gjejnë rrugën dhe mundësinë e duhur të plotësojnë kërkesat tona dhe nuk do të na shtyjnë drejtë një veprimi të tillë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Grevist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme