Sindikata e KEK-ut: Nëse jemi futur në Ligjin për Paga – do të ketë protesta dhe greva

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës(SRKEK), së bashku me sindikatat tjera asaj të Kostt-it dhe të Telekomit, i kanë kërkuar ,Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që të u japin interpretimin e saktë për ligjin për paga për ndërmarrjet publike, më së largu deri më 11.02.2019.

“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut meqenëse nuk jemi të qartë saj përket ligjit për paga duke u bazuar në atë se çfarë shkruan, ne jemi në ligjin për paga mirëpo diçka tjetër po thonë ministra e deputet, po bien që Së dinë as vetë çfarë kanë bërë”.

“Ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës së bashku me sindikatat tjera si ajo e Ķostt-it dhe e Telekomit i kërkuam ministrit të zhvillimit ekonomik z.Valdrin Lluka dhe ministrit të administratës publike z.Mahir Yagcilar që të na japin interpretimin e saktë për ligjin për paga për ndërmarrjet publike, më së largu deri më 11.02.2019”, shkruan në rrjetin social Facebook, nënkryetari i SRKEK-ut, Nexhat Lluminca.

Më tej kjo sindikatë thotë se nëse pas kësaj date nuk ka interpretim nga organet përgjegjëse apo edhe në rast se edhe Korporatën Energjetike të Kosovës e kanë futur në këtë ligj, ata do të organizojnë protesta dhe greva derisa sipas tyre të hiqet ligji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme