Sindikata e Telekomit: S’ është dashur të ulen pagat, veprimet sindikale janë të pashmangshme

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 15:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj e ka kundërshtuar uljen e pagave të punëtorëve të kësaj kompanie. Bordi i Drejtorëve të Telekomit ka miratuar uljen e pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje. Zbritjet nisin nga 62 për qind në pagën e Kryeshefit ekzekutiv. 53 për qind do të zbriten pagat e drejtorëve të lartë të ndërmarrjes deri sa koeficienti 15 do të ketë zbritje prej 30 për qind duke vazhduar tutje koeficient pas koeficienti për në 5 për qind për pagat e punëtorëve nën koeficientet 4 e deri te koeficienti 1, raporton Ekonomia Online.

Balaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se kanë qenë vetëm disa paga të larta të cilat është dashur të ulen dhe jo të gjitha pagat e punëtorëve.  Ai ka thënë se Sindikata është e gatshme që të diskutojë me Bordin, por në rast që nuk merren vesh atëherë veprimet sindikale janë të pashmangshme.

Ai ka thënë se për vendimin e Bordit është njoftuar me email.

“Unë jam i njoftuar me email sic janë njoftuar të gjithë punëtorët dhe kemi qenë jashtëzakonihst të befasuar për shkak se ne si sindikatë është dashur që të kontaktohemi nga Bordi për një gjë të tillë. Ne e dimë gjendjen aktuale në Telekom dhe kemi thënë se nëse është nevoja të rritet Telekomi e japim edhe pagën tonë, por duhet të gjithë ata akterë që e kanë pru në këtë gjendje Telekomin duhet të dalin në publik, të tregojnë kush janë ata njerëz, letrat janë, duhet të paktën të arrestohen ata njerëz për të parë që po ndodhë diçka në të mirë të Telekomit që të pajtohen edhe punëtorët edhe sindikata”, ka shtuar Balaj.  

Ai ka thënë se Bordi para se ta merrte këtë vendim është dashur që të konsultohej me Sindikatën.

“Unë mendoj që  ka qenë një vendim për të cilin është dashur të konsultohet Sindikata. Tash jam në kontakt me kryesuesen  e Bordit të cilën e njoh personalisht, kemi punuar një kohë të gjatë.  Edhe Bordit ju kam adresuar me një email dhe i kam dhënë pikat se si të nxirret Telekomi nga kriza pasi që ne edhe më herët i kemi bërë publike ato që kanë ndodhur në Telekom.  Kemi dërguar lëndë në krime ekonomike, e njohim mirë gjendjen dhe nuk ka askush që e njeh më mirë dhe edhe ne jemi të gatshëm që të kontribuojmë por me një marrëveshje.  Ish pa që po ndodhë një largim i njerëzve që e kanë shkatërruar Telekomin, mbyllja e shumë departamenteve, fuqizimi i departamenteve jo të mbetrn njerëz të panevojshëm, paga që merren pa qenë në punë hiq në vazhdimësi që kanë ardhë nga viti 2008 që nuk e dinë as ku e kanë vendin e punës”, shtoi ai.  

Ai ka thënë se sindikata është e gatshme që të ulet dhe të bisedojë, por në rast se nuk arrihet marrëveshje veprimet sindikale janë të pashmangshme.

“Ne kemi qenë të gatshëm që të ulemi e të bisedojmë.  Pagat janë gjithmonë të dhimbshme kur preken por unë kam marrë qindra mesazhe nga qytetarët. Në Telekom ekziston vetëm një pagë e lartë është ajo e kryeshefit dhe ne jemi atakuar gjithmonë që i kemi pagat e mëdha. Ajo është ulur. Unë besoj që do ta gjejmë një mirëkuptim me Bordin dhe do të takohemi deri në fund të javës dhe ta shohim cka do të ndodhë.  Unë nga dje i kam mbajtë tri takime virtuale me kryesinë.  Nëse nuk ulemi të diskutojmë atëherë veprimet sinbdikale janë të pashmangshme.  Ne jemi të vetëdijshëm dhe unë i respektoj vendimet. Nuk duhet të na sjellin deri te veprimet sindikale. Askush më mirë se ne nuk  njeh gjendjen. Unë kam thënë se ka njerëz që marrin paga të  larta, njerëz që jetojnë në perëndim. Vendimi i parë që do të duhej të merrej do të ishte një ristrukturim, shkarkim i njerëzve që i quajnë se janë kalbur në pozita të larta menaxheriale dhe i kanë shkaktuar dëme Telekomit. Ata duhet ta dinë se sindikata duhet të respektohen.  Besoj që Bordi do të reflektojë e di që gjendja është e rëndë por kërkoj nga kryesminitri Kurti, nga Bordi që të kërkohet nga Policia e Prokuroria që të hetojë se kush e ka pru telekomin në këtë gjendje të rëndë dhe pse sot kompanitë që kanë marrë 10 2o milionë marrin paga më të larta. Katër  paga kanë qenë në Telekom e cila na ka atakuar të gjithëve. Të katër anëtarëve që zgjidhen nga Bordi”, tha Balaj.

Të ngjashme