Sindikata kërkon pagesë edhe për dy muaj, u keqpërdorën 40% e mjeteve nga Pakoja Emergjente

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 12:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, pas një takimi që ka pasur me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Azemi tha se në takim kanë diskutuar për Pakon Emergjente. Sipas tij, janë keqpërdorur rreth 40% e mjeteve nga kjo pako.

Ai ka bërë të ditur se ka marrë konfirmim nga ministrja se mjetet e Trustit Pensional, mund të tërhiqen pas ndryshimeve ligjore, porse nuk do të kompensohen nga shteti.

Azemi theksoi se kanë kërkuar që për disa kategori të vazhdohet edhe për dy muaj pagesa.

“Janë bërë shumë gabime gjatë mbushjes së aplikacioneve dhe kërkuam nga ministrja afati të jetë i pakufizuar që të bëhet rirregullimi”.

“Ata nuk mund të jetë vetëm deputetë të parlamentit të cilët nuk po e rishikojnë buxhetin për dëshirën e tyre. Është marre veprimet që janë duke bërë”.

Azemi tha se do të luftojmë që pagesat të shkojnë te punëtorët sepse ka ndodhur shumë keqpërdorime sa i përket këtyre mjeteve.

Të ngjashme