Sindikata kërkon zhbllokimin e llogarive: Telekomi po shkatërrohet

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 14:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka mbajtur një konferencë për medie pasi Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”, raporton Ekonomia Online.

Lamih Balaj, kryetar i Federatës Sindikale e Pavarur e PTK-së e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

“Ky bllokim nuk është bllokim, por edhe shkatërrim i Telekomit dhe nuk do të lejojmë që një gjë të tillë. Ne kërkojmë nga përmbaruesi që sa më parë t’i zhbllokojë llogaritë që po dëshiron t’i shkatërrojë mijëra familje”, u shpreh ai.

“Iu bëjmë thirrje liderëve institucional që të largohet kompania kriminale Z-Mobile dhe sa më parë të marrin masa adekuate që të zhbllokohen llogaritë”, raporton EO.

“Blerimi po dëshiron që t’i lë 3 500 familje pa punë të cilët janë të futurave kredi. Edhe një herë iu bëjmë thirrje institucioneve që të marrin masa në mënyrë që të zhbllokohen llogaritë”, u shpreh Balaj.

“Ne kërkojmë nga përmbaruesi edhe nga ai që e ka dërguar lëndën që t’i zhbllokojë llogaritë sepse në këtë kohë pandemie po dëshiron t’i shkatërrojë 3 500 familje të cilat janë të varura nga pagat e Telekomit të Kosovës”.

“Për 10 vjet e kanë zhvatur këtë Telekom dhe sot po tentojnë që ta falimentojnë kompaninë tonë, një gjë të tillë nuk do ta lejojmë”, u shpreh Balaj.

Të ngjashme