Sipas Rukiqit, Kosova nuk ka nevojë për shumë zona ekonomike

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 09:37 | Nga

Institucionet e Kosovës vitet e fundit kanë marrë vendime që të hapen zona të lira ekonomike. Këto zona ekonomike po mbeten vetëm në letër dhe nuk ka ndonjë strategji të mirëfilltë për zhvillim të këtyre zonave që do të hapnin biznese të reja dhe krijonin vende të reja pune.

Berat Rukiqi këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës(OEK), tha se Kosova po krijon zona të lira ekonomike vetëm në letër dhe nuk ka ndonjë kreativitet.

“Po mungon Pakoja e plotë që e bënë një Zonë Ekonomike të mirëfilltë. Ne kemi qenë edhe në Zonat e tjera të rajonit. Njëra ndër ta është Turqia si model. Po ashtu edhe vendet e tjera aziatike, ku atje ka një organizim i mirëfilltë për zona ekonomike. Turqia ka ligj për zona ekonomike”, i tha ai sot RTK-së.

Sipas tij nëse do të vazhdohet me këtë ritëm të krijimit të zonave ekonomike për secilin qyrte, do të i humbet efekti dhe vlera ekonomike këtyre zonave.

“Krijimi i zonave ekonomike të këtyre, tregon se ka një mungesë të kreativitetit në politikat ekonomike. Qeveria e Kosovës duhet të ketë pako stimuluese për bizneset. Duhet të jetë infrastruktura, si për shembull energjia”, tha ai.

Ka shtete që kanë bërë zona ekonomike, sipas Rukiqit që shtetet kanë stimuluar bizneset. ‘Ka nj zona ekonomike të Maqedoni që tani ka krijuar vende të reja pune e që janë me mijëra. Qeveria atje ka stimuluar bizneset me projekte të ndryshme, qoftë me trajnime, apo stimulime të tjera”, deklaroi ai.

Kosova sipas këshilltarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), duhet të jetë një zonë ekonomike. “Kosova ka territor të vogël dhe e gjitha është mirë që jetë një zonë ekonomike dhe të ofrojë kushte të mira për bizneset”, pohoi ai.

Berat Rukiqi këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës(OEK), ka folur edhe për rritjen e pagave/ ‘ka vendime të pagave, rritja e pagave në sektorin publike e de stimulon sektorin privat. Nëse e ke interesin me zhvillues sektorin privat, vendimet për rritje të pagave në sektorin e publik, krijon një diskrepancë’, deklaroi ai.

Për zonën ekonomike amerikane që do të hapet në Gjakovë, Rukiqi tha se nuk ka në parë ndonjë studim për të. “Ky rajon ka qenë i lënë anash”, tha ai.

Ndryshe Berat Rukiqi këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës(OEK), është edhe kandidat për kryetar të OEK-ut. Kuvendi i OEK-ut, do të mbahet në javën e ardhshme në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme