S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 10:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kuorumit është shtyer mbledhje e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite ishte votimi për Shqyrtimin e vendimit të qeverisë lidhur me Ndërmarrjen “Qendra, shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë”.

Në mbledhjen e kaluar Komisioni mori vendim që për “Pallatin e Rinisë” të vendoset pasi të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm nga AKP, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prishtinës.

Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, tha se në mbledhjen e kaluar ishin dakorkuar që për këtë çështje të vendoset sot, prandaj edhe shtyerja e mbledhjes është e papranueshme.

Ndërsa deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, tha se ka kërkuar që kjo çështje të votohet në mbledhjen e kaluar duke e marrë për bazë që për “Pallatin e Rinisë” nuk është vendosur qe 18 vjet.

“Atë ditë kam kërkuar që të votohet duke e ditë se mund të zhagitet. Nëse është aset qe 18 vjet kërkon zgjidhje. Nëse ju kryetare e shihni të arsyeshme të mbahet sot gjatë ditës unë jam i gatshëm. Ekziston vullnet që të sqarohet statusi i pallatit”.

Kryetarja e Komisionit Sala Berisha Shala, tha se  pasi ka një mbledhje tjetër me një delegacion amerikan e nuk mund t’i lërë duke pritur mbledhjen e konsideron të mbyllur.

Qeveria me 22 dhjetor të vitit të kaluar i ka propozuar Kuvendit që “Pallati i Rinisë” t’i kalojë në pronësi komunës së Prishtinës në mënyrë që të mos menaxhohet më nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Të ngjashme