Skender Hyseni: Shumë kompani po anëtarësohen në Odën Ekonomike Kosovë-Izrael – qëllim i saj, komunikimi mes biznesesh

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Skender Hyseni, kryetar i Asamblesë së Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, ka thënë se ideja e themelimit të këtij organi është që të rrisë komunikimin mes bizneseve në të dyja vendet.

Por duke qenë se ideja e këtij projekti i ka rrënjët në ShBA, Hyseni ka theksuar se synim është që në trekëndësh të jetë bashkëpunimi edhe me operatorë ekonomikë nga atje.

“Ideja e themelimit ka ardhur pas një bisede që kam pasur me ish-kongresmenin Eliot Engel. Jemi duke u përpjekur që të krijojmë komunikim sistematik të bizneseve. Engel është njeri i madh. Ideja është diskutuar bashkërisht”.

“Kanë filluar shumë kompani të anëtarësohen. Është projekt i përbashkët amerikano-kosovar. Ka një numër të madh të anëtarëve tashmë. Kryetar i odës është zgjedhur Robert Muharremi, ndërsa duke qenë organizatë joprofitabile nuk do të ketë shumë staf”, është shprehur Hyseni në Portofol në Klan Kosova FM.

Hyseni ka treguar se në kuadër të nxitjes së zhvillimit të bizneseve do të zhvillohen vizita nga Kosova në Izrael dhe anasjelltas.

Të ngjashme