SMS mirëseardhje nga operatori serb në afërsi të Manastirit të Deçanit – deputetët kërkojnë sqarime, ARKEP-i jep arsyet

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka vizituar ARKEP-in për të marrë më shumë informacione sa i përket mesazheve që u dërgon operatori serb MTS të gjithë atyre që kalojnë përreth zonës së Manastirit të Deçanit e që kanë numër të IPKO-s, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i bordit të ARKEP-it, Nazim Rahimi tha se ky është problem teknik ku konsumatorët e IPKO-s në atë pjesë janë kyçur në stacionet bazë MTS-së.

Sipas tij, ky problem është eleminuar menjëherë.

“Ne kemi komunikuar me IPKO dhe ata na kanë ofruar dhe na kanë njoftuar se ai problem është eliminuar. Megjithatë ne si ARKEP kemi vepruar dhe organizuar inspektim të MTS. Ky problem është eliminuar menjëherë. Në rast se një dukuri e tillë përsëritet ne do t’i sanksionojmë. Unë nuk kam parë se ka Kosova Metohi. Performancat e antenës është e pamundur me ndryshuar sinjalin. Probleme teknike janë të vogla”.

Ilir Imeri, anëtar të bordit të ARKEP-it tha se MTS është duke funksionuar sipas telekomunikacionit dhe ka autorizim që nuk guxon me u zgjeruar.

“Marrëveshja e roaming janë operatorë që me arrit marrëveshje. IPKO ka qenë e paralajmëruar me kohë. Telekomi serb dhe MTS është një rrjet. Në aspektin teknik duhet me intervenuar Telekomi i Serbisë për stacion bazë. Në lokacionin e Deçanit nuk e ka bërë dhe është lejuar”.

“Për tu lidh me rrjet duhet marrëveshje ndërsa Vala nuk ka marrëveshje. Prej vitit 2019 na i kemi njoftuar operatorë gjithmonë çka ka ndodhur takime me BE. Na i vetmi që kemi dal në testim me Shqipërinë dhe ka disa mospërputhje”.

Astrit Ajvazi shef i departamentit të Radiomonitorimit, tha se departamenti i inspektimit bënë matje të vazhdueshme për operatorin MTS.

“Lidhur me antenat në Deçan, kjo antenë operon dhe është e kufizuar dhe është i pamundur shfrytëzimi i internetit. Me pajisje që ka ARKEP është e sigurt shfrytëzuehsmëria që ka në përdorim kjo antenë. I kemi verifikuar dhe kemi pasur gjetje dhe i kanë evituar”.

“Ata thanë se nuk dinë numër. Përderisa operon në Kosovë duhet mi respektuar rregullat por për përgjime duhet mi iu drejtuar institucionit përgjegjës. Kurdo që kanë thirru institucionet ne kemi qenë të gatshëm me bashkëpunuar. Për përgjime nuk është përgjegjës ARKEP-i”.

Deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar të dijë më shumë se si funksionon ky operator dhe a janë funksional edhe ata kosovarë në të pjesë, raporton EO.

“Në rast se bie qasja në energji, a kryqet MTS dhe nuk ndodh Vala. A mundesh me thirr një numër të MTS dhe a mund ta dëgjojmë vetëm në gjuhën serbe apo edhe të tjera”.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj tha se ka pasur dyshime që ka antena që nuk mund të kontrollohen.

“Ka shumë ankesa nga qytetarë që nuk po funksion roaming në territorin e Shqipërisë. A i keni shikuar marrëveshjet në Bruksel, cilat janë obligimet e Kosovës dhe Serbisë”.

Të ngjashme