S’mund të ketë tregti të lirë, përderisa njerëzit nuk lëvizin brenda shteteve

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 11:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në konventën e parë të prodhuesve të Kosovës në diskutimin “Tregtia rajonale, mundësit dhe sfidat e CEFTA-s” u tha se nuk mund të ketë tegeti të lirë përderisa as njerëzit nuk mund të lëvizin brenda shteteve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi, tha se duhet të krijohet klimë ku rregullat e tregtisë të diskutohen e pastaj të flitet për tregti te lirë.

Sipas tij, kur ka deficit tregtar kjo nuk është pasojë e CEFTA-së, por politikave, raporton Ekonomia Online

“Nuk mundemi me fol ne për raporte normale ekonomike kur ne detyrohemi t’i largojmë tabelat nga vetura, të presim me orë në kufi e pastaj të shkojmë të diskutojmë për tregti të lirë. Nuk ka marrëdhënie ekonomike nëse njerëzit nuk munden me lëvize. Ma lehtë është të udhëtosh në Kinë se sa në Bosnjë. Kur jemi deficiti tregtar kjo nuk është pasojë e CEFTA-së, por politikave tona”.

“Ne kemi hy në tregti të lirë, por kemi bërë politika të gabueshme dhe nuk jemi specializua për asgjë. Vazhdimisht diskutohet që Kosova nuk i plotëson nevojat e veta me grurë, asnjë vend në botë gati nuk i plotëson. Ne nuk kemi pas asnjëherë fokus të duhur në ekonomi, po diskutohet tash që është vendos taksa por jo edhe më herët”.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, tha se tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë ka probleme ndërkaq nuk u shpreh optimist për implementim të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Është obligim i yni që të ndërgjegjësojmë Atë që ju ofrojmë qytetarëve tanë. Ne kemi probleme me tregtinë Shqipëri-Kosovë. Kemi bilanc tregtar ku Shqipëria është me plus mirëpo Kosova ende në nivele të ultë. Sapo është bërë mbledhja e Qeverisë dhe janë marrë 9 marrëveshje”.

“Nuk është caktuar një afat kohor se kur do të përfundojnë këto marrëveshje dhe është mbledhja e 5 e qeverive mirëpo nuk ka asgjë konkrete. Unë mendoj që duhet të shtojmë presionin tonë tek qeveritë për implementim të marrëveshjeve”, tha ai.

Nebi Hoxha kryetar i Odës Ekonomike Veri-Perëndimore e Maqedonisë tha se marrëveshja e CEFTA-s nuk funksionon dhe si e tillë duhet të ndryshohet, raporton EO.

“Marrëveshja e CEFTA-së nuk funksionon në praktikë prandaj duhet të ndryshohet kjo marrëveshje. Është për tu habitur disbalanci ekonomik në Ballkan ku thotë se eksporti dhe importi ndërmjet shteteve tona dhe Serbisë është në mosbalancim të madhe”.

Të ngjashme