Sogojeva apelon të hiqet TVSh-ja, thotë se është vështirësuar funksionimi i bizneseve

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 08:01 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka kërkuar heqjen e 18 për qind të TVSh-së pasi sipas tij, kjo po i dëmton rëndë bizneset.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka shtuar se situata e ekonomike në Kosovë dhe lufta në Ukrainë po e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.

“Ne edhe më herët kemi kërkuar që TVSh-ja edhe në kohën reale të hiqet. Kërkojmë që TVSh-ja të hiqet sepse ende jemi në kohë të pandemisë”.

“Jemi në një situatë që na është paraqitur lufta në Ukrainë pastaj situata e ekonomike e ulët në Kosovë po pamundëson që këto biznese të funksionojnë. Ne kërkojmë sa më shpejt të hiqet TVSh-ja”.

Përveç heqjes së TVSh-së Sogojeva ka kërkuar të largohet edhe akciza e naftës krejt kjo për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve.

“Ka disa shtete që heqin akcizën për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve dhe vetë shtetit sepse shteti varet prej tatimeve. Shteti duhet të lirojë bizneset në mënyrë që të marrë tatime. Në këto kushte me këto rritje të çmimeve pse të mos hiqet edhe akciza me kusht që të kemi lirim të naftës të cilat lidhen si zinxhir në rritjen e çmimeve e sidomos produkteve ushqimore”.

Këto dy forma sipas kryetarit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës janë më të mira se sa të shkohet direkt në tërheqjen e mjeteve nga Trusti, raporton EO.

“Unë mendoj që shtetit duhet të mendojë në forma të tjera të ndihmohen qytetarët duke ulur TVSh-në, akcizën sesa të shkohet direkt në Trust. Në Trust edhe ashtu do të favorizohej shtresa e ulët sepse shtresa e mesme dhe e lartë jam i bindur se nuk do të tërheq Trustin”.

Me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ku ishte plotësuar dhe ndryshuar edhe  për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku përmes nenit 7 të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike që plotësoi nenin 26 të Ligjit për TVSh-në, u theksua se uljes së TVSh-së i bashkëngjiten furnizimi i mallrave dhe shërbimet hoteliere, restorantet dhe shërbimet e ushqimit.

Pra, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në këta sektor është kthyer në 18% nga 8% sa ishte në vitin 2020 dhe 2021, në fillim të këtij viti.

Të ngjashme