Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’ , pas një remonti 7-mujor, shkruan EkonomiaOnline.

“Për shkak të procesit teknologjik të punës që bëhet në Termocentralin ‘Kosova-A’, herë pas here mund të ketë edhe probleme teknike. Pas remontit 7-mujor, njësia e Bllokut A4 sot me dt.03.12.2021 në interval kohor nga ora 20:00 e tutje sipas planifikimit do të fillojë me fazën startuese për punë”.

Sipas këtij njoftimi,  gjatë startimit të kësaj njësie dhe provave që do bëhen deri në stabilizimin e njësisë, do të krijohet zhurmë, gazra dhe tym, e cila është pjesë e procesit teknologjik të punës dhe se ky proces mund të vazhdojë 4 deri në 5 ditë.

“Lidhur me këtë dukuri, paraprakisht po ju informojmë se zhurma që do të krijohet nuk paraqet ndonjë rrezik për rrethinën, por është pjesë e procesit të punës dhe ajo do të tejkalohet pas normalizimit të njësisë për punë”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme