Sot nënshkruhet marrëveshja për “Kosovën e Re”

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 08:50 | Nga

Qeveria e Kosovës dhe Contour Global nënshkruajnë sot marrëveshjen për Termocentralin “Kosova e Re”. Kjo do të jetë marrëveshja më e madhe e nënshkruar ndonjëherë, e cila kap vlerën e mbi 1 miliard eurove.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ambasadori i SHBA-ve Gregory T. Delawie,  ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, CEO Countur Global Joseph Brandt dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore.

Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin e Kosovës. Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme