Spanja e gatshme për bashkëpunim me OEK-un

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 11:56 | Nga

Se integrimi dhe anëtarësimi në institucione ndërkombëtare është i një rëndësie multidimensionale për Kosovën e dëshmon edhe fakti i ftesës së bërë nga Oda Ekonomike e Spanjës gjegjësisht nga kryetari i saj zoti Jose Luis Bonet për Odën Ekonomike të Kosovës për pjesëmarrje në forumin më të madh ekonomik i paraparë të organizohet me 27 tetor 2017 në Barcelonë.

Kjo e dëshmon edhe njëherë faktin se ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik janë mbi interesa politike dhe një bashkëpunim i tillë nuk njeh kufi, racë apo ngjyrë.
Ftesa është dërguar si dëshmi edhe në adresa te institucioneve kredibile evropiane që dëshmon një transparencë dhe institucionalizim të proceseve ekonomike me rëndësi për ndërkombëtarizimin e Kosovës përmes Odës Ekonomike të Kosovës.

Perveq ftesës së dërguar për pjesëmarrje, kryetari i Odës Ekonomike të Spanjës dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe letër sqaruese për Odën Ekonomike të Kosovës rreth shtyerjes së këtij forumi për një datë tjeter për arsye të zhvillimeve të fundit në Spanjë.

Kjo është edhe një dëshmi që integrimi ekonomik duhet të jetë prioritet i institucioneve vendore, dhe roli i Odës Ekonomike të Kosoves në këtë proces është i pakontestuar dhe për fat të keq edhe i pashfrytëzuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme