SPSPK: Në pakon të përfshihen dhe punëtorët pa kontrata pune

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri Besnik Bislimi që në pakon financiare të ndarë për këtë sektor si pasojë e pandemisë me Coronavirus të përfshihen edhe punëtorët pa kontrata pune.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka deklaruar se numri i punëtorëve pa kontrata pune është i madh dhe ata mund të eskalojnë nëse nuk përfshihen në stimulimin financiar.

“Të nderuar edhe njëherë po kërkojmë nga ju që të keni parasysh stimulimin financiar punëtorëve që pa dëshirën e tyre kanë qenë pa kontrata pune  dhe pa pagesë të kontributeve. Numri është i madh dhe ata mund të eskalojnë, andaj kërkojmë nga ju që në bashkëpunim me neve sindikatën të gjejmë një zgjidhje.Ne  jemi në dispozicionin e juaj për bashkëpunim”, thuhet në deklaratë”.

Të ngjashme