Standardizimi i produkteve i domosdoshëm në mbërritjen e objektivave të MSA-së

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 11:21 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën e diskutimit “Efektet e standardizimit të produkteve vendore në maksimizimin e përfitimeve nga MSA-ja”.

Sipas hulumtimit të INDEP-it, dhe sipas statistikave të dy viteve të para, MSA-ja nuk ka ndikuar në uljen e deficitit tregtar, përkundrazi trendi i rritjes ka vazhduar.

INDEP vlerëson se standardizimi dhe infrastruktura e cilësisë janë të domosdoshme në mbërritjen e objektivave të MSA-së, raporton Ekonomia Online.

Sipas hulumtimit, Kosova është në fazë të hershme të funksionalizmit të mekanizmave ligjor dhe institucional në fushën e standardizimit. Aty thuhet se ndonëse Agjencia e Standardizimit është funksionale dhe kryen detyrat e parapara me ligj, numri i vogël i stenda numri i vogël i standardeve të shitura tregon për mungesë suksesi në këtë fushë.

Sipas hulumtimit, Kosova shet 6 herë më pak standarde sesa Shqipëria dhe shumëfish më pak  se sa vendet e rajonit.

Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në INDEP, tha se para se të eksportojnë produktet, bizneset kosovare duhet ti plotësojnë disa kushte qe i kërkon tregu evropian.

“Ideja ka qenë që mundemi me eksportuar produkte, kur eksporton janë disa kushte bazë për arsye se tregu evropian edhe ai kosovarë po kërkon të përmbushen disa standarde”.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Sala Berisha – Shala, ka thënë se Kosova nuk duhet të humb kohë por të vazhdojë në përputhjen e legjislacionit me BE-në.

Ajo bëri të ditur se komisionin të cilin e drejton ka trajtuar ligje që lidhen me standardizimin e produkteve dhe është i gatshëm të jap edhe më tej kontribut në këtë drejtim.

“Prodhimi vendor është cilësi për zhvillim ekonomik të një vendi. Produktet vendore të jene me standarde sa më cilësore që të jemi me konkurrues në treg. Kosova e ka nënshkruar MSA-në, në  marrëveshje synojnë të krijon marrëdhënie të reja ekonomike. Si shtet i ri duhet të jemi vigjilent në gatishmërinë e BE-së dhe ta shfrytëzojmë. Kosova s’duhet të humb kohë, s’duhet të vazhdojë me përputhshmërinë e legjislacionit të Kosovës dhe BE-së”.

“Këtë vit Kuvendi, përkatësisht komisioni që unë e udhëheq ka shqyrtuar disa ligje për harmonizim. Komisioni në legjislaturën e kaluar duke kanë bëre monitorimin e ligjit për standardizim.  Agjencia duhet të bashkëpunojë me bizneset në zbatimin e standardeve. Institucionet përgjegjëse të ndërmarrim masat e nevojshme për ndihmë ndaj bizneseve në standardizim. Komisionin për zhvillim ekonomik shpreh gatishmërinë të ndihmojnë ne procesin e përputhshmërisë së legjislacionit në standardizimin e produkteve vendore”.

Bujar Istogu, Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim në MTI, tha se AKS ka adaptuar rreth 10 mijë standarde. Istogu tha se standardet i kontribuojnë shtetit, prodhuesit dhe konsumatorit.

“Standardizimi është fushë ku palët e interesuar mblidhen bashkërisht dhe diskutojmë për çështje kryesisht teknike të cilët i adoptojnë ato materiale që marrin bazën e standardit. Ato përcaktojnë formën, kapacitetin e një produkti apo procesi. Kontributi  standardeve mund te jetë për shtet, përmbushjen detyrimeve dhe akses më të mirë në teknologji. Te prodhuesi do të ketë ulje të kostove, do të jetë më i sigurt sepse do ti referohet një standardi, avantazhibjë konkurrencë. Në total numri i standardeve që janë adaptuar është rreth 10 mijë”.

Dardan Abazi nga INDEP prezantoi punimin “MSA dhe Standardizimi i Produkteve Vendore”,  ha se Agjencia Kosovare e Standardizimit ka mungesë kapacitetesh dhe për dallim nga vendet tjera është e izoluar nga anëtarësimi në mekanizma evropian të standardizimit.

Sipas Abazit një nga sfidat që e përcjellin agjencinë është numri i vogël i standardeve të shitura, dhe numri më i vogël i komiteteve teknike krahasuar me rajonin.

Abazi theksoi se është shumë i rëndësishëm interesimi i bizneseve për adaptimin e standardeve evropiane.

“Ky projekt është me i hap dyert shoqërisë civile te merret me heshtje që konsiderohen shumë teknike, jemi mësuar te merremi me çështje politike e jo konkrete. MSA nuk reflektoje në trendin e bilancit tregut te Kosovës. Për ne nuk do të thotë shumë adaptimi i standardeve por interesimi i bizneseve për ti adaptuar ato standarde. Kjo tregon për një interesim më të madh andej kufirit për te marrë më shumë standarde se në Kosovë. Numri i shitjeve është shume i vogël dhe e kemi identifikuar si sfide për agjencinë e standardizimit”.

Sfidë tjetër sipas Abazit është edhe mos nxitja e interesimit të duhur për standardet.

“Kosova nuk është e integruar në mekanizma evropian të standardizimit dhe kjo është pengesë. Nga analiza ka dalë që pjesë e madhe e aktiviteteve të agjencisë i kryen me agjencinë e Shqipërisë. Komitete teknike ka shume me pak se rajoni, Serbia ka 190 komitete teknike”.

Të ngjashme