Starbucks pezullon reklamat në rrjete sociale, mbështet fushatën kundër racizmit

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Pas Coca Colas edhe gjiganti i kafesë Starbucks ka njoftuar se do të pezulloj reklamat në disa platforma të medieve sociale.

Sipas kompanisë, kjo do të bëhet në kuadër të fushatës botërore kundër racizmit, përcjell Telegrafi.

Sipas Starbucks, pezullimi në këto media nuk përfshin YouTuben.

Ky vendim kishte ardhur pasi edhe disa marka të njohura si përfshirë Coca-Cola, Diageo dhe Unilever i janë bashkuar kësaj fushata dhe kanë ndaluar reklamimin në rrjete sociale.

Ditë edhe parë edhe Coca-Cola kishte njoftuar se do të pezulloj të gjithë reklamat në mediet sociale globalisht për të paktën 30 ditë, për të mbështetur fushatën #StopHateforProfit nga grupet amerikane për të drejtat civile.

Fushata filloi më 19 qershor në vazhdën e vdekjes së George Floyd në duart e policëve të Minneapolis dhe protestat pasuese në mbarë botën.

Ajo u nxit nga refuzimi i Facebookut për të hequr një postim nga presidenti Donald Trump, i cili kërcënoi protestuesit me dhunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme