Statistikat e papunësisë në Kosovë, shqetësuese

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 08:14 | Nga

Rezultatet e publikuara para disa ditësh të Anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave, përfaqësuesit qeveritarë po i shohin si shumë inkurajuese.

Sipas këtyre rezultateve, papunësia në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 32.9%, ndërsa për këtë vit ka shënuar rënie në 26.2%.

Por ekspertë të çështjeve të ekonomisë këto deklarata po i konsiderojnë si më shumë politike, derisa shprehin shqetësime për shkallën e papunësisë në vend.

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Sadiku, ka thënë se statistikat e publikuara janë të njerëzve që dëshirojnë të arsyetojnë punën e tyre.

Ai ka shtuar se mungojnë argumente të forta se është rritur numri i të punësuarve në Kosovë, respektivisht se është zvogëluar numri i të papunëve. (KohaDitore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme