Stavileci lavdëron punëtorët e KEK-ut për prodhimin stabil

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 13:59 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka vlerësuar lartë punën vetëmohuese të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që në këto ditë të ftohta me temperatura tepër të ulëta, arritën të mbajnë stabil gjenerimin e energjisë, respektivisht furnizimin me energji për qytetarët e Kosovës.

Këto komente Ministri Stavileci i bëri sot gjatë vizitës që i bëri TC Kosova A dhe TC Kosova B, gjatë së cilës bashkëbisedoi me punëtorë të kësaj korporate dhe u njoh për së afërmi me sfidat me të cilat u ballafaquan gjatë këtyre ditëve.

Stavileci falënderoi ata për përkushtimin e tyre për tu përballuar me gjendjen e krijuar si pasojë e motit të keq.

“Ndryshe nga herët e tjera, sot kemi ardhur në vizitë në TC Kosova A dhe TC Kosova B me të vetmin qëllim që t’i vizitojmë dhe të shohim nga afër punën e madhe që janë duke bërë punëtorët dhe menaxhmenti i KEK në këto ditë të vështira dimri, por atipike për sa i takon temperaturave të ulëta, një i ftohti dhe acari siberik”, tha Stavileci.

Kreu i MZHE-së nënvizoi se falë angazhimit të madh të punëtorëve dhe vetëmohimit të tyre, është arritur që në të dy termocentralet të mbahet prodhimin në nivel, që të mos ketë shkëputje dhe probleme, sado që në këto temperatura gjithçka do të ishte e pritshme.

Stavileci tha se ka pasur edhe vështirësi, që është krejt normale, por mbi të gjitha duhet vënë në pah një heroizëm pune, guxim dhe profesionalizëm që kanë dëshmuar të gjithë punëtorët e KEK, e cila ka bërë që në të mos përballemi me problemet që janë përballur vendet tjera.

Edhe Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj ka vlerësuar kontributin e punëtorëve të kësaj korporate për të mbajtur stabil prodhimin e energjisë, përkundër kushteve të vështira të krijuara nga moti i keq.

Nga ana e tyre, punëtorët e KEK-ur kanë njoftuar Ministrin Stavileci me sfidat që janë ballafaquar dhe kanë falënderuar atë për mbështetjen që po u jep.

Stavileci- Vizita në KEK (4) Stavileci- Vizita në KEK (1) Stavileci- Vizita në KEK (2) Stavileci- Vizita në KEK (3) Stavileci- Vizita në KEK (4)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme