Stavileci: Po bëjmë zgjidhje jetësore për rrymë dhe ujë

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 13:33 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ka thënë se janë duke i bërë zgjidhjet jetësore për energji elektrike dhe furnizim me ujë të pijes.

“Energjia dhe uji janë dy burimet më vitale për të ardhmen e vendit tonë. Këtë muaj po bëjmë zgjidhjet afatgjate për këto dy komponente jetike të zhvillimit ekonomik. Prej sot e tutje me dy fabrika moderne që do të garantojnë furnizim me ujë për rreth 40% të popullsisë tonë të shtrirë në 8 komuna”, ka shkruar Stavileci në profilin tij në Facebook.

Përmbyllja komerciale e projektit më të madh energjetik, sipas tij, do të sigurojë furnizim me energji të mjaftueshme dhe tejkalim të problemeve.

“Përkundër sfidave, impenjimi dhe konsistenca në punë po shpaguhen me zgjidhje shekullore. Ecim përpara me projekte të reja. Gjithnjë në fokusin tonë, zhvillimi ekonomik dhe vendet e punës. Më pak politikë, sa më shumë ekonomi e punësim”, ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme