Stavileci: Ligji i ka hapur portën “Trepçës” për zhvillim dhe investime

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 12:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ligjin për Trepçën i kemi hapur një derë dhe mendoj që tash me strategji dhe me një model të përcaktuar dhe të elaboruar me kujdes, “Trepçën” e pret një e ardhme më e mirë, mirëpo jo pa rreziqe, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Këto komente, Stavileci i bëri në debatin e organizuar nga Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Forum 2015 me temën ‘Trepça – Çka pas ligjit: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet, që u mbajt sot në Prishtinë.

Kreu i MZHE-së tha me këtë rast se pas 17 vitesh çështja e “Trepçës” dhe “TC Kosova e Re” po marrin rrugë të mbarë, dhe merita këtu duhet t’i atribuohet të gjithë atyre që kanë punuar si një ekip, Kuvendi, Qeveria, AKP, ngase interesi publik ka prevaluar mbi çdo gjë tjetër.

Stavileci tha se ka pasur shumë vonesa dhe fatkeqësisht “Trepça” ka vuajtur, por fatmirësisht disi është menaxhuar. “Të gjithë e dimë se për shkak të këtyre vonesave ne kemi bërë një renditje që në fakt do të duhej të shkonin ndryshe, pra parafizibiliteti, fizibiliteti, strategjia, pastaj ligji ku ne kemi qenë të detyruar në mënyrë që ta bëjmë zgjidhjen e parë në mënyrë që ta shpëtojmë nga likuidimi”, tha ai.

debati-1

Sipas Stavilecit, fokusi ka qenë te zgjidhja ekonomike, ndërsa është apostrofuar shumë edhe dimensionin ekologjik, duke i dhënë “Trepçën” trajtën e një korporate.

“Ne jemi treguar korporativ me të gjitha palët, nuk ka asnjë shkronjë të vetme brenda ligjit që ka karakter diskriminues ndaj dikujt, pra është shumë përfshirës, është me mundësi të mëdha të bashkëpunimit”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, tha se Qeveria, Kuvendi të gjithë duhet të jenë aktivë për të dhënë informimin e duhur, përfshi qytetarët serbë, sepse ata janë edhe të manipuluar edhe të pa informuar.

“Ne duhet të kuptojmë tregtinë, financat dhe strategjinë e përpunimeve të metaleve. Është me rëndësi të përgatitemi deri në shkurt në mënyrë që me e pas ‘Trepçën’ në përpunim”, ka thënë Mustafa.

Profesori i ekonomisë në Universitetin “Staffordshire”, Iraj Hashi, tha se edhe pse “Trepça” e ka potencialin, nuk është një mundësi e investimit që nuk ka rreziqe, andaj investitorët e huaj duhet të inkurajohen dhe sigurohen që investimet të sigurta.

Kurse ish-drejtori i “Trepçës”, Nazmi Mikullovci, ka thënë se në lidhje me ambientin është përgatitur një studim në vitin 2000, studim ky i cili shpjegon mënyrën e përgjithshme të këtij problemi.

“Deri në vitet e 70’ta ka pasur probleme të tjera me socializëm. Kushtetuta e 74-tës e cila si njihet me autonomizëm dhe ‘Trepça’ e ka shfrytëzuar mirë këtë periudhë. Sepse planet të cilat i planifikonte vepronte në bazë të atyre funksioneve”, ka thënë Mikullovci.

Projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Forum 2015, ka organizuar debat për Ligjin e Trepçës, të quajtur “Çka pas Ligjit për Trepçën: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet”.

“Forum 2015” tha se synon të hapë debatin qytetar për “Trepçën”, duke tentuar të nxisë vendim-marrës dhe grupe tjera të interesit të shpalosin alternativa të ndryshme zhvillimore, nga cila do lëmi që është me ndikim në suksesin e këtij projekti të madh.

“Forumi 2015” konsideron se pas miratimit të Ligjit për Trepçën janë ngritur pritshmëritë në vend, se më në fund “Trepça” mund të bëhet lokomotivë e zhvillimit ekonomik, punësuesi dhe eksportuesi më i madh në vend.

Të ngjashme