Suedia jep 3.2 milionë euro për tatimin në pronë

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 10:11 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Andres Wollter, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes për projektin “PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë” nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3.2 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se shtetit Suedez ka dhënë dhe vazhdojë të jap mbështetje për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave.

Ai shtoi se ky shtet ka mbështetur Kosovën dhe në projektet e tjera. Sipas tij, ky projekt që nga dizajnimi e deri tek implementimi ka qenë i suksesshëm.

“Ky projekt që nga fillimi është dizajnuar e implementuar suksesshëm me përkrahjen e shtetit mik të Suedisë. Tash po kalojmë në fazën e dytë që është një projekt që janë investuar në Kosovë dhjetëra  miliona euro, 3.2 milion shtesë i ka që janë grand janë para falë dhe janë ndihmë për Kosovën që janë nga populli mik suedez”.

“Është projekt i rëndësisë së madhe për shtetin e Kosovës por mbi të gjitha për komunat e Kosovës sepse e dimë që të hyrat nga tatimi në pronë janë të hyra në nivelin komunal. Shteti Suedisë përveç këto projekti ka ndihmuar në agjitacionin e statistikave dhe projekte tjera. Ky projekt po merret si model një vendet e regjionit edhe Shqipëria po besoj që do të fillojë ta implementojnë projektin e ngjashëm. Ne po vazhdojmë me fazën e dytë dhe besoj që nuk do të jetë faza e fundit, por do të vazhdojmë me faza tjera”.

Andres Wollter, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, tha se shteti që përfaqëson është donatori i dytë më i madh në Kosovë.

Wollter, u shpreh se përkrahja do të vazhdoj dhe se është i lumtur që po e nënshkruan vazhdimin e projektit “PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë” nga viti 2018 deri në vitin 2020.

“Ne si shtet jemi shumë të përfshirë në shumë reforma në Kosovë, ne jemi shtetit i dytë si donatori më i madh në Kosovë. Ne e kemi konsiderua si shumë domethënës dhe efikas këtë projekt. Sistemi tatimor suedez është zhvillu viteve të fundit dhe ne jemi të gatshëm t’i shpërndajmë përvojat tona”.

“Dizajnimi i mirë i sistemit tatimor ndikon në papranueshmërinë e tatimit nga qytetarët dhe mendojmë që ky mund të jetë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës. Ne e dimë që ne Kosovë të hyrat komunale janë pikë kyçe dhe jemi shumë të lumtur të themi se nga ky projekt ka fituar qeveria, komunat dhe qytetarët”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme