Suficiti tregtar në BE arrin në 11.5 miliardë euro

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:35 | Nga

Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave jashtë vendeve të Bashkimit Evropian në mars të vitit 2018 ishte 172.1 miliardë euro, një rritje prej 2.4 për qind krahasuar me marsin 2017 që ishte 176.4 miliardë euro, kurse importi ishte 160.6 miliardë euro.

Me këtë, BE shënoi një suficit prej 11.5 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave. Tregtia në BE ra në 305.2 miliardë euro, apo 1.7 për qind krahasuar me marsin e 2017-së. Kështu thuhet në raportin e Eurostat mbi tregtinë në BE dhe Eurozonë.

Ndërsa, vlerësimi i parë për eksportet e mallrave në Eurozonë në pjesën tjetër të botës në mars të vitit 2018 ishte 199.9 miliardë euro, një rënie prej 2.9 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar ku arritën kulmin në 205.9 miliardë euro. Importet nga pjesa tjetër e botës ishin 173 miliardë euro, një rënie prej 2.5 për qind krahasuar me marsin 2017 që ishte 177.4 miliardë euro.

Si rezultat, Eurozona shënoi një tepricë prej 26.9 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me pjesën tjetër të botës. Tregtia brenda zonës së euros në këtë muaj ra në 170.5 miliardë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme