S’votohet raporti i AKP-së, Tolaj thotë se sfidë mbetet numri i madh i lëndëve gjyqësore

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 15:43 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ka shtyrë për të martën miratimin e Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ka raportuar para deputetëve të komisionit për punën gjatë vitit 2019. Ai paraqiti fokusin e agjencisë dhe sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen.

Tolaj njoftoi se problem kryesor mbetet bashkëpunimi me komunat, përmes se cilave burojnë dokumentet e që si shkak i problemeve ligjore thotë ai se po bllokohen proceset.

“Shitja e asteve ka qenë fokus i agjencisë për vitin 2019. Vazhdojnë të trajtohen kërkesat e ish punëtorëve, Menaxhimi i procesit të qiradhënies, është njëra ndër punët në përditshmëri. Problemet më të mëdha i kemi pasur me komuna për shkak se çdo dokumentacion buron nga komunat andaj na duhet bashkëpunim. Fokus ka qenë kalkulimi i fondeve që kalojnë përmes Kuvendit”.

“Për ne komunat janë esencial për agjencinë sepse ka probleme ligjore edhe nëse nuk bashkëpunojnë procesi bllokohet. Kurse me Qeverinë e kemi pasur transformimin e Trepçës në ndërmarrje publike, aty ka pasur një mori aktivitetesh. E kemi gjetur rrugën ligjore për të marrë të dhëna administrative për Dhomën e Posaçme, 308 kontrata të shitjes janë dorëzuar”.

Më tej, Tolaj theksoi se për AKP-në mbetet sfidë numri i madh i lëndëve gjyqësore, gjithsej 25 mijë konteste që duhet të trajtohen.

Ai potencoi se AKP-ja ka pasur rritje të të hyrave dhe kërkesave kreditore, derisa qiradhënia mbetet e njëjtë.

“Ballafaqime me procese gjyqësore ka qenë sfidë, 25 mijë konteste gjithsej. Kemi pasur rritje prej 30% të të hyrave nga shitja. në bazë ligjit në fuqi kërkesat e kreditore janë rritur në 27%. Qiradhënia mbetet me shifra të njëjta, është performancë pozitive duke marrë parasysh se të hyrat e ish Pallatit të Rinisë ka dalë nën menaxhimin e Komunës. Të hyrat e qirave shkojnë duke rënë sepse shitja e aseteve ndikon në uljen e qirave”.

Tolaj ka folur edhe për shpronësimet të cilat mbesin problem i madh për agjencinë, si shkak i ligjit dhe shitjes se pronave.

“Shpronësimet që bëhen nga institucionet qendrore, vonesat e pagesave të shpronësimeve janë problem i madh. Veprimet jo ligjore janë shqetësim, kemi filluar t’i trajtojmë, por mbetet sfidë likuidimi i ndërmarrjeve”.

“Sfidë mbetet edhe vendosja e institucioneve publik si ndërmarrje shoqërore ku janë rreth 80 objekte. Ne funksionojmë në bazë të ligjit. Kanë probleme të mëdha ligjore dhe në shitjen e tyre, ka raste kur kalon në pronësi publike përmes shpronësimeve”.

Ai thotë se palët hezitojnë të bëjnë kërkesa për shitje të aseteve në komuna si shkak i frikës se marrjes se pronave.

“Nuk shiten ndërmarrjet me negocim direkt, në asnjë formë nuk mund të shiten përmes tenderit publik. Trefish janë rritë asete që duhet të trajtohen sidomos rajoni i Prizrenit. Palët hezitojnë të bëjnë kërkesë si shkak i frikës se marrjes së pronës. AKP-ja ka nevojë për staf por nuk kemi kapacitet me rritë numrin”.

Ndër të tjera, Tolaj thotë se është rritë interesimi i aseteve në veri, derisa theksoi se janë afër marrëveshjes me Agjencinë Kadastale, por që ende nuk ka një vendim.

“Ka një rritje të gatishmërisë dhe vazhdon shitja e aseteve në veri dhe ka interesim krahasuar me vitet e kaluara. Problemi është teknik sipas Agjencionit Kadastral,  jemi afër arritjes se një marrëveshje por deri ku mund të mbërrijmë nuk e dimë ende”, tha ai.

“Asetet e pronave të ndërmarrjeve shoqërore janë pak të ‘uzurpuara’. Nuk ka prona të uzurpuara përveç institucioneve publike të cilat nuk mund t’i quajmë uzurpator sepse mund të përfundojmë në gjyqësor. Lista e shitjeve është publike, shuma e shitura, vendi dhe gjitha janë publike”.

Sa i përket aseteve të pa shitura, Tolaj tha se AKP-ja pritet të ketë një strategji përfundimtare në muajt në vazhdim.

“Ka qenë e parashikuar një përmbylljes, por për shkak të faktorëve të jashtëm por edhe të agjencisë ajo nuk ka ndodhë. Po mendojmë të formojmë një strategji finale besoj për një periudhë 3-4 mujore”.

“Kontraktimi i medieve shkon përmes prokurorimit. Është obligim ligjor nuk mund ta shmangim. Nuk ka kontrata në vepër. Të komunat kemi pasur rezultat se kemi rrite bashkëpunimin. Ka pasur nje lufte te heshtur mes neve”.

Kryetari i komisionit nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala kërkoj të dijë për kornizat ligjore dhe rregulloret, si dhe pyeti lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve në veri.

“Keni paraqitur aktet ligjore të miratuara nga AKP, kjo kornizë a është e mjaftueshme për zbatimin e gjitha mjeteve. Rregullorja për qiradhënie për kompensimin e bordeve të drejtorëve, pse është dashur kjo”.

“A ka nevojë AKP për staf shtesë për shkak të numrit të madh të lëndëve gjyqësore. Si dhe në lidhje me ndërmarrjen Trepça dhe Hotel ‘Grand’. A ka pasur probleme AKP-ja për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në veri”, pyeti Shala.

Anëtarja e komisionit nga LDK-ja, Doruntinë Maloku-Krastrati, kërkoi të dijë lidhur me uzurpimin e ndërmarrjeve publike si dhe me pengimin e investitorëve të huaj.

“A ka ndërmarr veprime ligjore AKP-ja ndaj uzurpatorëve dhe pse nuk është bërë publike. Interesimi i investitorëve, por për shkak të ligjeve pengohen qe të vijnë këtu. Shumë prona që menaxhohen nga agjencitë nuk jepen, si mendoni ta zgjedhin ketë problem”, pyeti ajo.

Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja, pyeti se çfarë do të bëhet me asetet e pa shitura si dhe në lidhje me pagesat e mediumeve që sipas saj, nuk ka konsistencë të pagesave.

“Cila është strategjia e AKP dhe çka planifikon në procesin e përmbylljes se asteve të pa shitura. 2018 Qeveria ka shpallë një zonë amerikane në Gjakovë, ku është progresi i asaj zone”.

“Pagesat qe po i bëjnë mediumeve, 11 valë të privatizimit e nuk ka konsistencë të pagesave. Pse merr AKP me qira kur duhet të jep me qira”, pyeti Kusari-Lila.

Valentina Bunjaku nga LDK-ja u interesua rreth bashkëpunimit me komunat dhe rreth vizitës vetëm një ndërmarrje të privatizuar.

Hekuran Murati nga VV-ja kërkoj të dijë për kompensimin e pagave mujore të bordi dhe menaxhmentit.

“A ka kompensime shtesë në ekzekutiv si dhe me likuidim dhe shitjeve me negocim direkt si dhe në lidhje me tenderë në shitje”.

Ky i fundit pati përplasje me drejtorin e AKP-së në lidhje me shitjen e aseteve dhe ofertave. Tolaj reagoi se deputeti Murati nuk ka asnjë fakt të akuzoj derisa i tha se po shpif tash e disa herë.

“Disa herë keni shpifë, keni bërë deklarata publike për të cilat ndihem keq dhe detyrohem me e mbrojtur vetën në këtë formë. Të më akuzoni pa asnjë fakt”.

Murati përfundoi se Prokuroria duhet të hetoj rastet.  Tolaj tha se nëse Murati gjen se AKP-ja ka bërë shitje të rrugëve do të japë dorëheqje.

“Nëse ne kemi shitur rrugë të kategorizuar unë jap dorëheqje menjëherë, nëse nuk është kështu t’i do të na kesh borxh një kërkim falje publikisht”.

“Shitja nuk është bërë në vitin 2019. Është bërë vlerësimi i asaj pronës dhe dyshimet në imim dhe dyshimeve tjera AKP ka iniciuar kallëzim penal ndaj rastit. Por që në vendim të prokurorisë thuhet se nuk ka asnjë vepër penale”.

Të ngjashme