Synohet marrëveshje për transport rrugor ndërkombëtar me Britaninë e Madhe dhe Maltën

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 14:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në mbledhjen e rregullt ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Transport rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MIT, Pal Lekaj, tha se kjo marrëveshje rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

“Kjo marrëveshje rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, marrëveshja është në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe i nënshtrohet procesit të ratifikimit nga Presidenti i Kosovës”, tha Lekaj.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maltës për Transport rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

Ministri i MIT, Pal Lekaj, ka folur për këtë nismë duke thënë se marrëveshja në fjalë rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

“Kjo marrëveshje rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave po ashtu edhe  transportin bilateral tranzit dhe vendeve të treta ka për qëllim avancimin dhe tregtinë e mallrave ekonomike, shtimin e sigurisë në komunikacion rrugor etj, po ashtu i nënshtrohet procesit të ratifikimit nga Presidenti i Kosovës”, tha Lekaj.

Të ngjashme