Tahiri: Bujqve iu kërkohet mito në vlerë 30% të grantit që përfitojnë

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri është shprehur i kënaqur nga aksioni i institucioneve shtetërore në lidhje me disa arrestime për keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi.

Tahiri në “Debat Plus” thotë se shumë herë bujqve iu kërkohet mito për të marrë subvencionet që iu takojnë.

“Në shumë raste bujqit janë ankuar edhe në Ministri të Bujqësisë por edhe te ne si Federatë Sindikale e Bujqve…Kërkesat për mito janë të formave të ndryshme varësisht prej situatës se si ata e vlerësojnë. Ka persona që iu kërkohen në mënyrë të drejtpërdrejtë 30% e grantit që ata përfitojnë. Në shumicën e rasteve janë ndërmjetësuesit ata që marrin miton pasi që edhe bëjnë projektet përfituese për bujqit. Ata ua sjellin bujqve rrotull për “hisen” e tyre që iu takon nga subvencioni”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar operacionin “Subvencioni 2021”, ku janë arrestuar edhe nëntë persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, dymbëdhjetë persona janë arrestuar dhe 400 mijë euro janë sekuestruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme