Tahiri: Do ta mbështesim sektorin e teknologjisë informative dhe inovacionit

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 13:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar Qendrën e Kosovës për Inovacion (ICK ), të cilës e ka përgëzuar për punën që po bën dhe i ka premtuar mbështetjen e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha se komunikimi online nuk mund të llogaritet si lluks, por është nevojë e jetës së përditshme.

“Sot kam nderin që jam për vizitë te ICK. E thamë me përgjegjësi që është krenarin dhe mburrje se si ka arrit ky institucion që të merr çmime më të larta të Inovacionit më nivel bote. Unë i pash disa dhe u mahnita. Uraniku e ICK e ka vendosur Kosovën në 20 vendet për teknologjinë në kohë pandemie dhe komunikimi online janë çelsi dhe imperativ i kohës dhe nuk duhet ta trajtojmë më si luks por është pjesë e jetës sonë të përditshme.
Zotohemi se si qeveri do ti rrimë afër dhe çka të keni nevojë ne do të jemi në shërbim tuajin”, tha ai.

Drejtor i ICK, Uranik Bega është shprehur i lumtur që tashmë e kanë një derë të hapur për ndihmë, në atë të qeverisë së vendit.

“Po më vjen mirë që e kemi një derë hapur te qeveria e Kosovës, andaj më erdh mirë me e dëgjua këtë zotim të juaji, ajo që ne o kërkojmë është që ky sektor është bartës i zhvillimit ekonomik”.

Të ngjashme