Tahiri-Haxhiut: Po e “parkoni” Ligjin e Pagave

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 11:42 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Komisionit për Legjislacion, njëherësh shef i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se shumica e ligjeve që prekin kategoritë e ndryshme në shoqëri nuk po trajtohen, sikurse Ligji i Pagave, raporton Ekonomia Online.

Ai i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e pyetur përse po bëhet “parkimi” i disa ligjeve, të cilat, sipas tij, mosmiratimi i tyre e dobëson agjendën legjislative.

“Rasti i Ligjit të Pagave, rasti i katër ligjeve të Punëve të Jashtme, ligji i ministrisë së Financave, atyre të Ekonomisë, po e shfrytëzoj rastin me adresu këtë çështje si brengë serioze për shkak se “parkimi” këtyre ligjeve e bën të dobët agjendën legjislative”, tha ai.

Haxhiu iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk mund të ndërhyjë në agjendat legjislative të ministrive të tjera.

Por shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar për Ligjin e Pagave.

“E kuptoj shqetësimin tuaj, megjithatë unë si ministre e drejtësisë jam përgjegjëse vetëm për agjendën legjislative të Drejtësisë, nëse keni shqetësime për ndonjë projektligj ju ftoj ta bëni, pas nuk mund të ndërhyj në agjenda të ministrive të tjera por jam shumë e bindur se janë duke punuar me intensitet të shtuar për adresimin, e sidomos të ligjit të Pagave që Ministria e Brendshme po besoj është duke punuar në këtë drejtim”, tha Haxhiu.

Të ngjashme