Takimi i të diplomuarve të Startup Akademisë nga Ballkani Perëndimor ka bashkuar bizneset e reja

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

A po hapin vende të reja të punës vetëm ndërmarrjet e mëdha? Jo domosdoshmërisht. Bizneset e reja (start-up-ët) gjithashtu mund të krijojnë vende pune,ku 30 ndërmarrje të tilla, kanë dëshmuar këtë me shembullin e tyre, të cilat, kanë mundësuar punësimin, direkt ose indirekt, të afro 100 punëtorëve, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, ku sipërmarrësit ende janë duke hasur në vështerësi për të filluar një biznes, kryesisht për shkak të mungesës së mekanizmave mbështetës dhe burimeve të pakta të kapitalit të dedikuar sipërmarrjeve me rrezik të lartë. Kjo e bënë shumën prej 1.8 milion € të investimeve, që e kanë mbledhur start-up ët, ose janë në proces të mbledhjes, edhe më të vleshme.

Themeluesit e 30 startupëve të suksesshëm nga Ballkani Perëndimor ndoqën një program zhvillimi brenda Startap Akademisë, të themeluar para pak kohe. Programi konsiston në trajnime në fushat që janë më të rëndësishme për zhvillimin e start-upëve (mbledhjen e fondeve, prezantimin e produkteve, strategjive të shitjes dhe zhvillimit) dhe ditët Demo, kur sipërmarrësit mund të prezantojnë projektet e tyre para jurisë dhe të krijojnë lidhje të reja gjatë konferencave “Sarajevo Unlimited “dhe “Podiumi””.

Startap Akademia u organizua nga Fondi i hapur Rajonal për Evropën Jug-Lindore përmes projektit “Promovimi i Tregtisë së Jashtme” e implementuar nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, dhe që ishte e iniciuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Në Shtator te vitit 2019, në Vjenë u mbajt manifestimi “ Alumni Startup Academy Event”, e cila ka tubuar për herë te parë të gjithë pjesëmarrësit e programit, dhe ju ka mundësuar atyre të shkëmbejnë përvoja, histori suksesi dhe dështime dhe forcojnë mbështetjen e homologëve të tyre skenën rajonale Start-up. Pjesë e programit ishte dhe pjesëmarrja në ngjarjën “1 Million Start-ups Conference”, ku shumë pjesëmarrës patën mundësi të luajnë një rol aktiv si panelistë, të prezantojnë idetë e tyre dhe të ndajnë histori të bizneseve të tyre.

Mateja Zivadinovic, iniciator i Start-upit Vullnetar, një platformë që organizon në mënyrë efektive vullnetarët, përshkroi përvojën e tij në ketë mënyrë: “Ky program na mundësoj të forcojmë lidhjet në rajon, dhe të gjejmë qëllime të përbashkëta sipërmarrëse dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Takime të tilla janë vërtet të domosdoshme për të krijuar bashkëpunimin rajonal dhe për të mundësuar mësimin në shembujt e praktikave të mira, si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe më gjerë. Përmes programit, ne kemi fituar qasje në njohuri dhe aftësi praktike sipërmarrëse, shumë të dobishme, dhe në mbështetje nga komuniteti sipërmarrës”.

Selma Prodanoviç, një eksperte udhëheqëse e Startap Akademisë, shpesh e quajtur nga mediat, zonja më me ndikim në Start –up skenën austriake, tha se rezultatet e programit ishin mbresëlënëse: “Përparimi që kanë bërë Start-upat, që nga mbajtja e akademisë është i jashtëzakonshëm. Ata jo vetëm që përmirësuan individualisht performancën e tyre ne kuptimin e aplikimit dhe krijimit te kontkteve me investitorët, por ata gjithashtu formuan një grup sipërmarrësish që mbështesin njëri-tjetrin. Më e rëndësishmja, ata do të frymëzojnë gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve. “

Në të ardhmen, GIZ-i do të vazhdojë të mbështesë rrjetëzimin ndër-kufitar të sipërmarrësve dhe start-upëve përmes Fondit të Hapur Rajonal, respektivisht projektit Promovimi i Tregtisë së Jashtme.

Të ngjashme