Taksa e internetit, del në horizont një “thyerje tregtare” ShBA-Evropë

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër përplasje në horizont. Kësaj radhe mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për të shumëdebatuarën “taksë evropiane mbi gjigantët e internetit”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, u ka dërguar një letër homologëve të tij në Itali, Francë, Spanjë dhe Britaninë e Madhe, në të cilën e cilëson të paligjshme taksën në fjalë për kompani si Google, Amazon ose Facebook.

Kjo lëvizje që vjen në një kohë kur fushata presidenciale në SHBA ka nisur rrezikon t’i vendosë vendet evropiane në pozicionin më të pakëndshëm: atë të objektivit që u ofrohet grupeve të interesit në shtetet që kanë rol kyç në rizgjedhjen e Donald Trump.

Një raund i ri i tarifave amerikane për prodhuesit “Made in Italy” dhe vende të tjera të Evropës tashmë po ngrihet në horizont, ndërsa “thyerja” mes dy anëve të Atlantikut për taksimin e të ashtuquajturve Big Tech sa vjen e bëhet më e afërt.

Letra e Mnuchinit, një ish-bankier i “Goldman Sachs” synon të frenojë negociatat mbi mënyrën se si do të tatohen në Evropë kompanitë amerikane, Google, Amazon ose Facebook. Mes rreshtash, kërcënimi është i qartë: do të ketë një hakmarrje tregtare nëse Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe nuk bëjnë një hap mbrapa për taksën e Big Tech, e parashikuar në buxhetet që tashmë kanë hyrë në fuqi për këtë vit.

Për momentin, megjithatë, është pikërisht kjo ajo që po ndodh. Katër qeveritë evropiane kanë aplikuar tashmë takën në fjalë, në rastin e Italisë dhe vendeve të tjera, taksa do të ketë 3 për qind të xhiros së shërbimeve dixhitale – nga reklamimi, deri në e-commerce, deri te përdorimi i të dhënave – për grupe me madhësi të konsiderueshme.

Në ditët në vijim pritet një letër përgjigje, e hartuar në unison nga homologët evropianë të Mnuchinit. Tashmë është e qartë se ata nuk do të mund të heqin dorë nga masat që janë miratuar.

Të ngjashme