Taksa ndaj Serbisë rriti prodhimin në fabrikën “Floil” për mbi 100%

Gjilan | 04 Mar 2019 | 15:46 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Taksa prej 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja ka ndikuar që në kompaninë për prodhimin e vajit “Floil” në Gjilan të rritet prodhimin për mbi 100%, raporton Ekonomia Online.

Këtë lajm kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj iu dha pronari i kësaj kompanie, Fajzullah Mustafa.

Madje Mustafa i tha Haradinajt se taksa ka ndikuar te qytetarët se duhet të konsumohen produktet vendëse.

“Ajo çka biseduam dhe theksuam ishte taksa. Taksa ka ndikuar dhe ka bë efekt. Për këtë kohë të taksës kemi ngritje të prodhimeve të vajit ndoshta edhe mbi 100 për qind”.

“Kjo taksë ka ndikuar te qytetarët se duhet të konsumohen produktet vendore”.

Kurse Haradinaj pati vetëm fjalë të mira për këtë kompani, duke shtuar se me prodhime cilësore kanë fituar besimin e konsumatorëve, raporton EO.

“Kjo është kompani që e ka fituar besimin e qytetarëve. Ajo çka është premtuese është vaji që e ka marrë besimin e qytetarëve. Fatmirësisht ka rritje në cilësi dhe punësim”.

“Kemi të bëjmë me teknologji më të avancime, por edhe me njerëz të kësaj tokë që e duan konsumatorin”.

Të ngjashme