Taksë 100% edhe brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 12:07 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu
Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndryshimin e vendimit për taksën 100% ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Nga sot edhe brendet e njohura ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe që importojnë në Kosovë do te kenë taksën prej 100%.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala kërkoi që edhe brendet ndërkombëtarë të hynë në listën e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës për shkak që sipas tij, kompanitë ndërkombëtare mund të fusin brendet e tyre përmes vendeve tjera, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam informuar nga këto kompani që mund ta furnizojnë tregun e Kosovës edhe nga vendet tjera dhe jo nga Serbia”.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur të papranueshme letrën e kryeministres serbe lidhur me tërheqjen e njohjes për Kosovën.

“Ajo çka është e papranueshme është letra e kryeministres Ana Bernabiq për me tërheq njohjen e Kosovës. Është e papranueshme edhe heshtja e zyrtarëve të BE-së”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT– Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 28, 2018

Lexo më shumë:

Të ngjashme