“Të bësh biznes në Shqipëri”, përkeqësohen pritshmëritë e investitorëve të huaj

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Indeksi i investitorëve të huaj “Të bësh Biznes në Shqipëri në 2021-2022” i përkeqësoi pritshmëritë për zhvillimet gjatë vitit në vijim në krahasim me indeksin e mëparshëm që u realizua në vitin 2019.

Rezultatet e indeksit që u publikuan sot nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, (FIA) i vlerësuan pritshmëritë për situatën ekonomike të vitit 2022 me 44 pikë nga 45 pikë që i vlerësuan në vitin 2019 (vlerësimi është i lartë sa më afër vlerës 100 dhe është i ulët sa më afër vlerës zero).

Ndërsa klima e përgjithshme e biznesit për vitin 2021 shënoi një përmirësim të lehtë me një 1 pikë si rrjedhojë e hapjes së ekonomisë nga kufizimet pandemike të vitit 2020.

Për çështje specifike të klimës së biznesit, investitorët e huaj dhanë vlerësim të dobët me vetëm 33 pikë për sistemin gjyqësor në vend, dhe vetëm 34 pikë për mungesën e transparencës nga ana enteve të qeverisë. Gjithashtu burokracia dhe mungesa e konkurrencës prej monopole u konsideruan shqetësime.

Për 8 komponentë të klimës së biznesit vetëm vlerësimet për sistemimin e drejtësisë shënuan ulje, në krahasim me indeksin e vitit 2019, ndërsa për 7 të tjerët pati përmirësim të lehtë në krahasim me indeksin e vitit 2019.

Kërkesa për mallra e dhe shërbime nga ana bizneseve nuk pësoi ndryshime në raport me vitin 2019, ndërsa pritshmërite për eksportet pësuan rritje të lehtë në raport me vitin 2019.

Gjithashtu investitorët e huaj kanë rritur shqetësimet për fuqinë punëtorë, pasi kanë vlerësuar vetëm me 38 pikë gjetjen e personelit të aftë brenda vendit.

Shqetësimet për zbatimin e ligjit dhe mbi përformancën e gjykatës administrative mbeten të njëjta si në vitin 2019 me 38 dhe 39 pikë secila, ndërsa indeksi u përmirësua me rreth 3 pikë për gjykimin e çështjeve civile.

Në vlerësimet për sistemimin e taksave, pikët më të ulëta I mori ndryshimi I shpeshtë I legjislacionit fiskal me vetëm 36 pikë dhe interpretimi që administrata tatimore u bën ligjeve te taksave. Pikët më të larta I mori shërbimi e-taks me 64 pikë.

Politikat për stimulimin e investimeve morën vetëm 45 pikë, nga 100 të mundshme, shkruan Monitor.

Të ngjashme