Të rinjtë kosovarë trajnohen si bukëpjekës për të gjetur punë jashtë vendit

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Dashurie Cahanaj, 23-vjeçare, gatuan një grumbull të brumit në një shkollë profesionale në Prizren, pasi që është duke studiuar për të marrë një kualifikim në këtë lëmi pasi që shpreson se kjo do t’ia mundësojë shkuarjen jashtë vendit më shpejtë se diploma e infermierisë e fituar me vështirësi.

Ajo, si shumica e bashkëmoshatarve të saj, është e dëshpëruar që të largohet për të gjetur një punë në pjesë më të pasura të Evropës, e joshur nga paga më të mira dhe mundësi më të gjera, raporton Reuters.

Cahanaj mund të fillojë të plotësojë dokumentet dhe formularët e vizave për të transferuar aftësitë e saj mjekësorë, por që konkurrenca për një punë të tillë, është e “ashpër dhe e ngutshme”.

“Nga këtu do të duhen vite derisa të marr një vizë pune për një punë si infermiere në Gjermani”, shtoi ajo.

Ajo thotë se pasi që të vendoset në njërin nga shtetet e Bashkimit Evropian, do të aplikojë më pas për të punuar si infermiere në Gjermani.

“Kam zbuluar se gjetja e një pune në një furrë buke në Slloveni dhe më pas aplikimi për të punuar si infermiere në Gjermani është shumë më e shpejtë për mua”, deklaron ajo.

Ndërkaq, Qendra e Trajnimit Profesional në Prizren është një nga gjashtë shkollat profesionale në Kosovë që iu ofron të rinjve kurse të shkurtra në çdo gjë, nga pjekja, grimi deri te saldimi dhe punimet elektronike.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj Qendre, Sinan Gashi, ka deklaruar se numri i studentëve pjesëmarrës është dyfishuar që nga viti 2015.

Kurse, Rilind Babatinca, një ekonomist i trajnuar nga qyteti i Podujevës rreth moshës 20-vjeçare, thotë se “nuk ka të ardhme për të rinjtë në Kosovë”.

Ai deklaroi se tashmë ka filluar të bëjë plane për të lënë mënjanë kualifikimet e tij dhe për të aplikuar për vizë për të punuar në një restorant të ushqimit të shpejtë në Gjermani.

Rreth 78 për qind e kosovarëve të moshës mes 18 dhe 35-vjeçare kanë thënë se do të largoheshin jashtë vendit nëse do t’u jepej mundësia, në një sondazh të Institutit Republikan Ndërkombëtar në fund të nëntorit.

Sipas një studimi nga Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës, gjithsej 203 mijë e 330 qytetarë u larguan nga Kosova mes viteve 2008 dhe 2018 dhe kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme